Të paktën dy persona u vranë dhe gjashtë të tjerë mbetën të plagosur nga bombardimet në rajonin Belgorod të Rusisë të premten, tha Vyacheslav Gladkov, guvernatori rajonal.
Rajoni i Belgorodit, i cili ndodhet pranë kufirit me Ukrainën, ka regjistruar sulme të vazhdueshme gjatë ditëve të fundit.
Gladkov tha në një postim në Telegram se viktimat ndodheshin në oborret e shtëpive të tyre gjatë sulmit.
Mes të plagosurve ishte një djalë 13 vjeç dhe një vajzë 11-vjeç.