Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku një autobus është përplasur me pesë makina pastaj përfundoji në një shkëmb.
Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në autostradën A16 Napoli-Canosa, në drejtim të Napolit, pranë komunës Vallesaccarda në km 101.
Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person dhe janë plagosur 14 të tjerë.
Autobusi me 38 persona në bord nga Flixbus, ishte nisur nga Leçe për në Romë Tiburtina.