Me 153 vota nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Sllovenia është bërë anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit.
Përmes një postimi në Twitter ka reaguar ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, ku ka theksuar se sot është një ditë e madhe për Slloveninë.
“Sot është një ditë e madhe për Slloveninë, ne jemi zgjedhur anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka thënë Fajon.
Sipas saj, ky rezultat ka ardhur për shkak të punës së palodhur të diplomacisë së shtetit slloven.
“Jam krenare për rezultatin e jashtëzakonshëm, i cili është fryt i punës së palodhur. Ne morëm 153 vota në raundin e parë. Faleminderit të gjithëve që mbështetët kandidaturën tonë”, ka shkruar Fajon.