Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka votuar sot në zgjedhjet parlamentare.
Ai tha se nga qeveria e re që do dali në këto zgjedhje pret që të ketë një fazë të re të zhvillimit ekonomik dhe politik të vendit.
“Ne presim nga qeveria që do dali nga këto zgjedhje të vijojë agjendën me reforma në përmirësimin e standardit të jetesës dhe ligjit, dhe përshpejtimin e integrimit ne Bashkimin Europian”, ka thënë Milatoviq.
Deklaratat ai i bëri në një prononcim për mediat.