Kur kanë mbetur edhe katër orë deri tek mbyllja e qendrave të votimit në Mal të Zi, kanë dal edhe rezultatet e para se sa qytetarë kanë votuar deri në orën 15:00.
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Mal të Zi, deri në orën 15:00 votuan 35.1 për qind e votuesve ose rreth 190.750 qytetarë, njoftoi Qendra për Tranzicion Demokratik (CDT).
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, në të njëjtën periudhë votuan 48.2 për qind e votuesve, raporton rtcg.
Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018, 41.9 për qind e votuesve kanë hedhur votën e tyre në kuti.
Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 2023, 45.4 për qind e votuesve kryen obligimin qytetarë deri në orën 15:00 dhe 49.8 për qind në të dytin.
Qendrat e votimit janë hapur mëngjesin e sotëm në orën 07:00 dhe qytetarët do të mund të votojnë deri në orën 20:00.