Lideri i “Forza Italia” dhe ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi ka vdekur në spitalin San Raffaele në Milano në moshën 86-vjeçare.
Berlusconi u shtrua në spital të premten për herë të dytë në disa muaj për trajtimin e leukemisë kronike. Ai gjithashtu vuajti ndër vite nga sëmundjet e zemrës, kanceri i prostatës dhe u shtrua në spital për COVID-19 në vitin 2020.
Por kush ishte Silvio Berlusconi?
Silvio Berlusconi ishte kryeministri italian më jetëgjatë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Ai drejtoi vendin për nëntë vjet në total: midis 1994 dhe 1995, 2001 dhe 2006 dhe nga 2008 deri në 2011, kur dha dorëheqjen për herë të fundit.
Dhe jeta e tij e hershme ishte shumë e ndryshme nga e ardhmja e tij politike, shkruajnë mediat e huaja
Berlusconi studioi drejtësi në Universitetin e Milanos, përpara se të kthente vëmendjen te pasuritë e paluajtshme dhe të grumbullonte një pasuri të konsiderueshme nga fundi i viteve 1970.
Në vitin 1980, ai bëri “përfshirjen” e tij të parë në botën e medias, duke themeluar Canale 5 – rrjetin e parë televiziv komercial në Itali.
Nga fundi i dekadës, kanalet e krijuara nga Berlusconi dominuan valët italiane.
Ai vazhdoi të kontrollonte më shumë se 150 biznese, duke blerë kompani botuese, kinema dhe madje edhe ekipin e futbollit AC Milan.
Ai u përfshi në politikë në vitin 1994, duke themeluar partinë politike të qendrës së djathtë Forza Italia!
Mandati i tij i parë si kryeministër u përfshi në skandal, me akuzat për korrupsion që çuan në dorëheqjen e tij në dhjetor 1994. Ai qëndroi në detyrë si kujdestar deri në muajin pasardhës.xo po
Kjo temë vazhdoi gjatë dy mandateve të tij pasuese.
Ish-kryeministri italian ishte një figurë e diskutueshme gjatë gjithë jetës së tij – përfshirë skandalet seksuale dhe akuzat për mashtrim tatimor.
Manjati, i cili ka një pasuri neto prej 6.9 miliardë dollarësh, dikur ishte njeriu i 12-të më i pasur në botë.
Sky News detajon disa nga “telashet” më të mëdha me të cilat u përball Berlusconi:
Konflikte interesi
Një temë pothuajse e vazhdueshme në jetën e Berlusconit ishin akuzat për konflikt interesi.
Ky ishte veçanërisht rasti kur ai ishte kryeministër, pasi nga gazetarët vendas pretendohej se ai kishte hyrë në politikë për të shpëtuar kompanitë e tij nga falimentimi.
Akuza të tilla zakonisht përqendrohen në përdorimin e tij të medias dhe marketingut për përfitime politike – pasi ai kishte kontroll të gjerë mbi pjesë të mëdha të shtypit italian..