Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ndërroi jetë të hënën në spitalin San Raffaele të Milanos.
Njoftimi për ndarjen nga jeta u dha fillimisht nga mjekët e tij dhe më pas pushtoi të gjitha mediat botërore.
I veçantë ka qenë dhënia e lajmit për ndarjen nga jeta në Mediaset në emisionin e mëngjesit, ku moderatorja Federica Panicucci shpërtheu në lot teksa dha lajmin e kobshëm.
È morto Silvio Berlusconi a dare l'annuncio, due commossi Francesco Vecchi e Federica Panicucci a @mattino5. Un grande abbraccio a tutta la famiglia e a Mediaset.
— Marco Ferraglioni (@MFerraglioni) June 12, 2023
Ciao Silvio!#SilvioBerlusconi pic.twitter.com/2pXLEedDo8
Të premten e kaluar ish-kryeministri i Italisë u shtrua sërish në spital për kontrolle mjekësore, të lidhura me leuceminë kronike.
Së fundmi 86-vjeçari kishte kaluar 45 ditë në të njëjtin spital për t’u mjekuar për një infeksion në mushkri, përpara se të dilte prej andej tre javë më parë.
Tre herë kryeministër, ai ishte gjithashtu një nga biznesmenët më të suksesshëm dhe më influentë të Italisë, por aq edhe i kontestuar.
Ai ishte një forcë dominuese në poltikën italiane për të paktën 30 vjet dhe sërish vazhdonte të drejtonte partinë e tij të qendrës së djathtë, Forza Italia, pavarësisht problemeve të shumta shëndetësore të verifikuara që në 2016-n.