Shefi i grupit privat paraushtarak të Rusisë Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka thënë se nuk është “i sigurt” nëse trupat e tij do të qëndrojnë në Ukrainë.
Kjo pasi ata kishin pushtuar qytetin lindor Bakhmut pas një beteje disamujore.
Komentet e tij vijnë pasi Rusia miratoi një ligj të ri.
Ky ligj synon kontrollin e ushtrive private që luftojnë në emër të Moskës në Ukrainë dhe pastaj Rusia që bëri thirrje të gjitha “njësive vullnetare” të nënshkruajnë një kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes ruse.
Prigozhin refuzoi të nënshkruajë kontratën dhe tha se ministri i mbrojtjes i Kremlinit “nuk mund të kontrollojë siç duhet formacionet ushtarake”.