Air Defender 23” është stërvitja më e madhe e dislokimit të forcave ajrore në historinë e NATO-s.
Qëllimi i stërvitjes ku marrin pjesë 25 vende anëtarë të NATO-s me 250 avionë luftarakë është për të demonstruar unitet mes aleatëve dhe ndaj kërcënimeve të mundshme, si Rusia.
Nën komandën e Forcave të Armatosura Gjermane (Bundeswehr) stërvitja ajrore përfshin më shumë se 10.000 trupa nga vendet e Aleancës.
Shumë kush në Europë po pyet nëse stërvitja “Air Defender” do të shkaktojë anulime apo vonesa fluturimesh.
Sqarohet se të gjitha palët e përfshira, si Forca Ajrore Gjermane, Kontrolli i Trafikut Ajror Gjerman, Eurocontrol, dhe linjat ajrore dhe operatorët e aeroportit, po bëjnë gjithçka që munden për të mbajtur sa më të ulët ndikimin e “Air Defender 23” tek pasagjerët që kanë planifikuar të udhëtojnë. Në një deklaratë bëhet me dije se vetëm 4 orë në ditë nuk janë në dispozicion për trafikun ajror civil në Gjermani deri në datën 23 qershor.