Ditën e sotme do të zhvillohen homazhe në nderim të Berlusconit, i cili u nda nga jeta të hënën pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore si pasojë e leuçemisë. Mediat italiane raportojnë se përgatitjet për ceremoninë e funeralit kanë filluar dhe në 'Piazza Duomo" në Milano priten mijëra qytetarë të cilët do të mund të marrin pjesë në varrim
Mes rreth 1800 personaliteteve që do të ulen në katedralen e Milanos për funeralin e Silvio Berlusconit, përveç presidentit Mattarella dhe kryeministres Meloni, të pranishëm do të jenë edhe disa krerë shtetesh dhe liderë partish italianë dhe të huaj si Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad dhe kryeministri hungarez Viktor Orban. Në ceremoni do të marrin pjesë edhe ministra dhe ambasadorë të ndryshëm të jashtëm si dhe presidenti i PPE Manfred Weber.
Piazza Duomo do të rrethohet nga ora 10 e mëngjesit të së mërkurës dhe do të ruhet nga forcat e rendit. Për të garantuar sigurinë në zonën përreth katedrales do të ketë snajperë dhe do të aktivizohen masat antiterroriste të testuara në ngjarjet më të rëndësishme të sheshit. Ghithashtu priten mijëra qytetarë të cilët do të mund të marrin pjesë në varrim, ndërsa ceremonia mund të ndiqet edhe nga dy ekranet gjigante që janë ngritur për këtë rast. Në Duomo të Milanos do të mund të ulen rreth 2000 të ftuar. Hyrjet në katedrale janë në fakt shumë të përzgjedhura: familja do të ulet në anën e djathtë ndërsa autoritetet në anën e majtë.
Arkivoli i Silvio Berlusconit pritet të mbërrijë në oborrin e kishës së katedrales në orën 14:50, ndërsa autoritetet pritet të hyjnë në orën 14:45.