Djali i Sllobodan Millosheviqit shfaqet në publik pas 20 vitesh, i kërkuari nga Interpoli u pa në Moskë

Evropë

Djali i Sllobodan Millosheviqit shfaqet në publik pas 20 vitesh, i kërkuari nga Interpoli u pa në Moskë

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 13:23
Marko Millosheviq

Djali i ish-presidentit të Serbisë dhe ish-Republikës Federale të Jugosllavisë, kriminelit Sllobodan Millosheviq, Marko Millosheviq, është shfaqur pas gati 20 vitesh në publik.

Dhe sipas mediave serbe, këtë herë, Marko Millosheviq u filmua në zbulimin e bustit të babait të tij në Moskë.

Siç theksojnë mediat në Serbi, shumë njerëz as nuk e njohën Markon, ndërsa të tjerë shprehen se ai me kalimin e viteve gjithnjë e më shumë i ngjan Sllobodan Millosheviqit.

Ndërkohë monumenti i Millosheviqit është paksa i çuditshëm, sepse ai mban një lloj “maske” në dorën e djathtë.

Aty, siç thuhet më tej, Marko Millosheviq është fotografuar me liderin e “Ujqërve të Natës”, Aleksandër Zaldastanov.

Monumenti prej bronzi është krijuar në Serbi, ndërsa dokumentet për transportin e tij janë marrë më parë nga Ministria e Kulturës dhe Doganave të Serbisë.

Po sipas raportimit të mediave serbe, paratë janë mbledhur nga diaspora serbe në Rusi dhe jo vetëm.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat