Djali i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, Marko Millosheviq, është shfaqur në publik pas më shumë se 20 vitesh.
Mediat serbe raportojnë se ai i mori pjesë në zbulimin e monumentit të babait të tij në Moskë në shoqërinë e themeluesit dhe udhëheqësit të klubit të motoçikletave “Ujqërit e natës” Aleksander Zaldostanov.
Zaldostanov është një mik i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin.
Me ftesë të tij, Millosheviqi, për të cilin ekziston një urdhër arrest nga Interpoli, mbajti një fjalim të shkurtër, incizimi i të cilit u bë publik.
Marko Millosheviq dyshohet në Serbi për pjesëmarrje në krimin e organizuar. Pas përmbysjes së regjimit të të atit më 5 tetor 2000, u hap një mundësi për të hetuar biznesin e të riut Millosheviq.
Megjithatë, ai u largua nga Jugosllavia vetëm dy ditë më vonë. Ai u përpoq të shkonte në Pekin me një pasaportë false, por u deportua në Rusi më 9 tetor.