Kryeministri Italian Silvio Berlusconi i cili ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare u përcoll në banesën e fundit ditën e sotme.
Sot në orën 15:00 në Duomo të Milanos ku u kremtua varrimi në ceremoni morën pjesë personalitete të shumta, mes tyre dhe kryeministri Edi Rama.
Nuk janë bërë të ditur të gjithë emrat e liderëve ndërkombëtarë që do të marrin pjesë, për arsye sigurie, por deri më tani janë të pranishëm kryeministri hungarez Viktor Orban dhe emiri i Katarit Tamim bin Hamad Al Thani, ndër të tjerë.
Rreth dy mijë persona hyjnë në Katedrale për funeralin shtetëror të Silvio Berlusconit, ndërsa sheshi do të ketë një kapacitet prej rreth 10 mijë personash.