Mirupafshim”, ishte mesazhi që nuk lë vend për interpretim, i publikuar së fudmi në profilin në Facebook të Simona Lidullit, gruaja e gjetur e pajetë mëngjesin e djeshëm në shtëpinë e saj në lagjen Ardeatino në Romë, e goditur me armë zjarri.
Në profilin e shoqëruesit të saj, Valerio Savino, një tjetër postim që lajmëron fatkeqësinë: “Lamtumirë të gjithë miqtë e mi. Jeta ime tokësore dhe ajo e Simonës përfundon këtu”.
Ai u gjet i vdekur në makinën e tij në parkingun e një qendre tregtare. Mesazhet e lamtumirës të gjetura nga karabinierët, të cilët po hetojnë dy vdekjet, edhe në shtëpinë e burrit dhe në makinë, flasin për një vullnet të përbashkët për t’i dhënë fund të gjithave.
Dhe hetimet, të koordinuara nga prokurori i Romës Michele Prestipino, pas një pasigurie fillestare kaluan drejt vetëvrasjes së përbashkët, një zgjedhje tragjike ndoshta për shkak të sëmundjes së njërit prej të dyve.