Granatimet ruse në Kherson kanë plagosur 23 persona, duke përfshirë tre fëmijë, tha ministria e brendshme e Ukrainës.
“Artileria është përdorur kundër popullatës civile”, thuhet në Telegram.
“Shpërthimet ranë në disa lagje të qytetit menjëherë”. Mes të plagosurve janë një djalë 15-vjeçar, një vajzë 16-vjeçare dhe një vajzë 11-vjeçare.
“Të gjithë kanë marrë ndihmë mjekësore. Disa ndërtesa dhe objekte infrastrukturore janë dëmtuar”.