Anastasia Rubinska quhet 27-vjeçarja e zhdukur në ishullin Kos në Greqi. Ajo punonte në restorantin e një hoteli. Nëna e saj beson se vajza është rrëmbyer dhe për ngjarjen është arrestuar si i dyshuar një 32-vjeçar nga Bangladeshi.
Pikërisht ky person ka në trupin e tij shenja gërvishtjeje. Sipas policisë, që në shtëpinë e tij ka gjetur dhe flokë bjondë, këto janë shenjat se mes tij dhe Anastasias ka pasur një ndërveprim të dhunshëm.
Autoritetet i morën një mostër ADN-je nga organet gjenitale dhe thonjtë.
Një tjetër element i rëndësishëm që ka ngritur dyshimet e zyrtarëve policorë është fakti që 32-vjeçari nga Bangladeshi ka prerë një biletë për Itali, të nesërmen e zhdukjes së vajzës. Për këtë udhëtim, ai nuk kishte informuar askënd, as shokun e dhomës.
Ndërkohë edhe dëshmia e fqinjës se 32-vjeçarit ka ngjallur dyshime te policia. Ajo ka deklaruar se pasditen e së mërkurës së kaluar e ka parë bangladeshasin duke vrapuar para shtëpisë së saj me rroba të njollosura me bar në gjendje paniku.