Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha në një konferencë për media se “kundër Serbisë po zhvillohet një luftë hibride”.
"Këtu vijmë te vendimi thelbësor i vendeve perëndimore, për të cilin duhet të jemi të vetëdijshëm"-deklaroi ai.
Sipas tij, ata lejojnë pushkatimin e serbëve, keqtrajtimin dhe bullizmin e serbëve.
Presidenti serb shtoi se ndërkombëtarët i thonë atij se Kosova “është shtet sovran” dhe se nuk mund ta ndalojnë.