Një ngjarje e rëndë ka ndodur në Turqi ditën e premte, ku një person vrau me armë zjarri ish-bashkëshorten dhe babain e saj, pas përfundimit të procedurave të divorcit.
Autori Mertcan Köse ndoqi automjetin me të cilin udhëtonte ish-bashkëshortja Bilge Kaya me babain e saj Ertuğrul Kaya, ku në një moment ka dalë nga makina dhe i ka ekzekutuar.
Ajo që e bën më të rëndë ngjarjen është se gjithçka është fimuar nga kamerat e sigurisë.
Autori shihet me një pushkë automatike, teksa ish-vjehrri i del para dhe përpiqet ta ndalojë t’i vrasë të bijën.
Kose qëlloi fillimisht ndaj ish-vjehrrit, dhe më pas iu drejtua makinës ku ekzekutoi dhe ish-gruan. Veprimi i tij erdhi menjëherë pasi në gjykatë u hodhën firmat e fundit për kujdestarinë e fëmijës së tyre pas divorcit.
Tüyleri diken diken eden olay Gaziantep'te meydana geldi. Mertcan Köse (25) boşandığı eşi Bilge Kaya (25) ve kayınpederi Ertuğrul Kaya'yı (47), av tüfeğiyle katletti. Katliam anının görüntüleri ise bugün ortaya çıktı. Korkunç anlar kameralara böyle yansıdı. pic.twitter.com/ZfWdEjm3dk
— Derincemiz Gazetesi (@derincemizhaber) June 18, 2023