Pamjet tronditëse me dron që tregojnë një makinë klasike “Lada” të mbushur me eksplozivë, të stacionuar mbi digën Kakhovka, janë shpallur si provë që shpërthimi i saj është realizuar nga Rusia.
Shpërthimi i digës Kakhovka më 6 qershor lëshoi 4.8 miliardë litra ujë në Ukrainën jugore, duke shkatërruar qytete të tëra dhe duke i marrë jetën dhjetëra civilëve.
Pamjet janë filmuar më 28 maj dhe janë publikuar nga AP.
Agjencia i referohet burimeve ushtarake ukrainase, ndërsa fotot tregojnë makinën “Lada” me çatinë e saj të prerë që ekspozon një fuçi gjigante eksplozivi brenda saj, si dhe zyrtarë rusë të vendosur shumë afër pikës në të cilën shpërtheu diga e epokës sovjetike.
Fotot e publikuara shtojnë numrin e dëshmive se Rusia kishte mjetet, motivin dhe mundësinë për të hedhur në erë digën.