Komisioni evropian zhvilloi më 16 qershor takimin e fundit dypalësh të procesit të shqyrtimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për Cluster 3 të acquis të BE-së.
Procesi teknik i quajtur ndryshe si procesi “screening” është faza e parë përgatitore para hapjes se negociatave për anëtarësim në BE, për vlerësimin analitik të legjislacionit shqiptar nëse është në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian.
Ekspertët nga Komisioni Evropian, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë diskutuar mbi nivelet e gatishmërisë së vendeve dhe kanë diskutuar mbi planet e autoriteteve për të përafruar më tej me acquis të BE-së.
Grupi 3 mbi Konkurrueshmërinë dhe Rritjen Gjithëpërfshirëse përfshin transformimin dixhital dhe median, shkencën dhe kërkimin, sipërmarrjen dhe politikën industriale. Ai gjithashtu mbulon politikën sociale dhe punësimin, arsimin dhe kulturën, si dhe bashkimin doganor, politikën ekonomike dhe monetare dhe tatimet.