Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken e ka uruar Serbinë pasi ajo arriti të siguroj organizimin e EXPO2027.
EXPO2027 është një panair botëror që njihet nga Byroja Ndërkombëtare e Ekspozitave me seli në Paris.
Blinken ka paralajmëruar se SHBA-ja do të merr pjesë në organizimin që do ta bëj Serbia më 2027.
“Ne e përgëzojmë Serbinë për ofertën e tyre bindëse dhe mezi presim të shfaqim një pavijon të mrekullueshëm në vitin 2027”, ka shkruar Antony Blinken.
Ai falënderoi ata që e kanë përkrahur SHBA-në në ofertën për të organizuar panairin e njëjtë.