Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka pranuar se përparimi i kundërofensivës ukrainase në fushëbetejë është “më i ngadaltë se sa pritej”, më shumë se dy javë pas fillimit të sulmit së Ukrainës për të rimarrë territoret e pushtuara.
“Disa njerëz besojnë se ky është një film hollivudian dhe presin rezultate tani. Nuk është kështu. Ajo që është në rrezik janë jetët e njerëzve”, tha ai për BBC.
Forcat ukrainase pretendojnë se si pjesë e kundërofensivës ata deri më tani kanë marrë nën kontroll tetë fshatra në Zaporizhzhia në jug dhe Donetsk në lindje të vendit.
Zelensky u shpreh se kundërofensiva nuk po shkon ashtu si pritej, sepse forcat ruse kanë marrë 200,000 kilometra katrorë të territorit ukrainas.