Borxhi publik i Britanisë së Madhe e kalon GDP-në, hera e parë në 60 vjet

Evropë

Borxhi publik i Britanisë së Madhe e kalon GDP-në, hera e parë në 60 vjet

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 19:39
Foto ilustrim

Borxhi publik neto i Britanisë së Madhe është dyfishuar në muajin maj, duke kaluar dukshëm Bruto Produktin Vendor.

Sipas të dhënave të Zyrës së Statistikave, kjo është hera e parë që ndodhë që prej vitit 1961, transmeton AlJazeera.

Në fund të muajit maj, borxhi neto ka qenë 2,600 milionë funta, që vlerësohet të jetë 100.1 përqind e GDP-së.

Borxhi kishte barazuar GDP-në pasi që huaja qeveritare u dyfishua në maj, për 20 miliardë funta dhe krejt kjo për shkak të shpenzimeve për mbështetje të programit të faturave të energjisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat