Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në letrën dërguar liderëve të BE-së në kuadër të Samitit të 29 dhe 30 qershorit.
Ajo ka kërkuar më shumë vëmendje për emigracionin.
Von der Leyen, thekson se bashkëpunimi me partnerët kryesorë kërkon mobilizimin e niveleve adekuate të financimit, transmeton Alsat M.
“Për të ruajtur aftësinë e Bashkimit për t’iu përgjigjur sfidave urgjente të emigracionit, ne duhet të sigurojmë që të kemi fonde të mjaftueshme për një sistem efektiv të menaxhimit të emigracionit dhe azilit dhe të jemi të përgatitur për situata të paparashikuara”, ka thënë ajo.