Moska ka pretenduar se tre avionë të huaj, dy prej të cilëve të Forcave Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar të llojit “Typhoon”, iu afruan kufirit rus mbi Detin e Zi.
Sipas mediave të huaja, në pretendimin e Moskës thuhej se avionët që po afroheshin më pas kryen një kthesë pranë kufirit.
Në një deklaratë të Ministrisë ruse të Mbrojtjes thuhet: “Më 26 qershor 2023, sistemet ruse të kontrollit të hapësirës ajrore zbuluan tre objektiva ajrore që i afroheshin kufirit shtetëror të Federatës Ruse mbi Detin e Zi”.
“Avionët luftarakë Su-27 në detyrë u përpoqën për të identifikuar objektivat ajrore dhe për të parandaluar shkeljet e kufirit shtetëror të Federatës Ruse”, thuhet më tej në deklaratë.
“Aeroplanët luftarakë rusë identifikuan objektivat ajrore si RC-135 avion zbulimi dhe lufte elektronike dhe dy avionë luftarakë të Forcave Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar Typhoon”, vijon deklarata.
Avionët e huaj nuk e kaluan kufirin dhe avioni rus u kthye i sigurt në aeroportin e tyre më pas.
“Fluturimi nga avionët luftarakë rusë është kryer në përputhje të rreptë me rregullat ndërkombëtare për përdorimin e hapësirës ajrore mbi ujërat ndërkombëtare, pa kaluar kufirin në rrugë ajrore apo duke iu afruar rrezikshëm avionëve të një shteti të huaj”, shtoi Ministria e Mbrojtjes ruse.