Itali, tërmet me magnitudë 3.7 afër Sienës, dëme të vogla materiale në Katedralen e qytetit

Evropë

Itali, tërmet me magnitudë 3.7 afër Sienës, dëme të vogla materiale në Katedralen e qytetit

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Një tërmet me magnitudë 3.7 ka ndodhur në orën 12:19 me orën italiane në Poggibonsi, në zonën më të madhe të qytetit të Sienës, në rajonin e Toskanës.

Lëkundjet kishin një thellësi fokale prej dhjetë kilometrash dhe u ndjenë edhe në Firence.

Sipas informacioneve të deritanishme, nuk ka të lënduar.

Vetëm dëme të kufizuara materiale janë shënuar në Katedralen e Sienës, ku është shembur një pjesë e vogël e suvasë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat