Presidenti polak Andrzej Duda gjatë vizitës së tij në Kiev, u shpreh se Polonia dhe Lituania do të bëjnë gjithçka që Ukraina të bëhet anëtare e NATO-s sa më shpejt të jetë e mundur.
“Ne do të bëjmë gjithçka që të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ndër të tjera Duda gjatë një konference për mediat.
Më tej shtoi se të dy vendet duhet të tregojnë qartë perspektivën e anëtarësimin në Samitin e NATO-s në korrik.
Ndërkohë situata e luftës vijon të jetë shqetësuese. Ditën e sotme tre persona kanë humbur jetën nga bombardimet ruse në Kharkiv të Ukrainës.