Në qytetin lindor të Ukrainës, Kramatorsk, është konfirmuar se numri i të vdekurve nga sulmi raketor rus i djeshëm është rritur në 11.
Shërbimi i emergjencave të Ukrainës DSNS publikoi përditësimin në kanalin e tij Telegram, shkruan BBC.
Tre fëmijë janë në mesin e të vdekurve dhe 56 të tjerë të plagosur.
Më herët u raportua se motrat binjake 14-vjeçare Yuliya dhe Anna Aksenchenko ishin në mesin e të vrarëve.
Ekipet e psikologëve janë dërguar për të ndihmuar të pikëlluarit.