Presidenti rus Vladimir Putin gjatë një vizite në xhaminë Juma në qytetin Derbent të Dagestanit tha se Kurani ishte i shenjtë për myslimanët dhe duhet të jetë i shenjtë për të gjithë të tjerët.
“Libri është i shenjtë për myslimanët dhe duhet të jetë edhe për të tjerët. Ne e dimë se në vendet e tjera ata e trajtojnë ndryshe – ata nuk respektojnë ndjenjat fetare të njerëzve dhe pastaj kanë guximin të thonë se nuk është krim”, tha Putin pasi iu dhurua një kopje e Kuranit gjatë vizitës në këtë xhami.
Xhamia Juma në Dagestan njihet si më e vjetra në Rusi.
Vizita e presidentit rus të enjten përkoi me festën e Kurban Bajramit.