Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, duke folur për protestat për vrasjen e 17-vjeçarit, tha se mbrëmë ishte një natë e qetë.
Sipas tij, mbrëmë ka pasur më pak arrestime në krahasim me netët e mëparshme, shkruan BBC.
Ndryshe, mbrëmë janë bërë më shumë se 700 arrestime, më shumë se 1 mijë e 300 u bënë të premten mbrëma dhe më shumë se 900 të enjten.
Ndërkaq, rreth 2 mijë e 800 njerëz janë arrestuar në përgjithësi që nga vdekja e Nahelit të martën.