Mbreti Charles ka punësuar një grua me ngjyrë për të qenë një nga këshilltaret e tij më të besueshme.
Besohet se është hera e parë që dikush nga një pakicë etnike bëhet Ndihmës Sekretar Privat, një nga rolet më të larta brenda Pallatit.
Dr Ross, më parë i qeverisë së Zelandës së Re , ku ai shërbeu si Zëvendës Komisioner i Lartë në Papua Guinenë e Re, do të këshillojë Mbretin mbi Komonuelthin dhe qëndrueshmërinë.
“Kjo duket të jetë një përpjekje e vetëdijshme e mbretit për të parë përtej parametrave normalë të meshkujve të bardhë britanikë”- tha një burim për Daily Mail.
Të punësuarit e rinj do t’i bashkohen zyrës së Sekretarit Privat, i cili vepron si burimi kryesor i këshillës për Mbretin për çështjet kushtetuese, qeveritare dhe politike.
Një zyrtar i Pallatit tha: ‘Ne kemi punuar për të siguruar që kultura jonë të jetë gjithëpërfshirëse. Ne nuk jemi aty ku do të donim të ishim dhe jemi të përkushtuar të bëjmë përparim.’