LIVE: Moska në alarm/ Rrëzohet një avion ushtarak në Rusi – Putini shprehet para grupit aziatik të sigurisë!

Evropë

LIVE: Moska në alarm/ Rrëzohet një avion ushtarak në Rusi – Putini shprehet para grupit aziatik të sigurisë!

Nga: Bota sot Më: 4 korrik 2023 Në ora: 08:57 Përditësuar në ora: 21:25 më 04.07.2023
Foto ilustrim

Rusia dhe Siria do të zhvillojnë stërvitje ushtarake

Stërvitjet e përbashkëta të forcave ajrore ruso-siriane dhe të mbrojtjes ajrore do të fillojnë nesër në Siri, sipas agjencive ruse të lajmeve.

Ato do të zgjasin gjashtë ditë, citohet të ketë thënë kundëradmirali Oleg Gurinov, kreu i Qendrës Ruse të Pajtimit për Sirinë.

“Gjatë trajnimit është planifikuar të përpunohen çështjet e veprimeve të përbashkëta të forcave të aviacionit, mbrojtjes ajrore dhe të luftës elektronike në zmbrapsjen e sulmeve ajrore”, tha ai.

Rusia vendosi 180,000 ushtarë të rinj në Ukrainë, mes tyre një grup plot me kriminelë

Rusia ka dislokuar më shumë se 180,000 trupa në dy frontet kryesore lindore, sipas Serhiy Chervati, zëdhënës i grupit lindor të forcave të armatosura të Ukrainës.

“Më shumë se 180,000 trupa ruse janë dislokuar në zonën e përgjegjësisë së Grupit Lindor të Forcave… Fronti Liman-Kupyansk është më i gjatë, prandaj armiku po i përqendron forcat atje”, tha Chervati në një intervistë, duke shtuar se për momentin “më shumë se 120,000 ushtarë armik” janë në rrugën Liman-Kupyansk.

Ai tha se këto përfshijnë sulme ajrore dhe njësi të mekanizuara, njësi rezervë luftarake Bars, forca territoriale dhe kompani të reja sulmi Storm Z, të përbëra nga kriminelë të dënuar.

Chervati tha se janë rreth 50,000 ushtarë rusë në fushëbetejë në Bakhmut. Qytetet Liman dhe Kupyansk janë rreth 100 kilometra në veri të Bakhmutit në frontin lindor të Ukrainës.

Ndërkohë, Hanna Maliar, zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, raportoi për përplasje të shpeshta pranë Bakhmutit.

“Situata po ndryshon shumë shpejt”, tha Maliar në një postim në Telegram.

“Kontrolli mbi të njëjtat pozicione mund të humbet dhe të rifitohet dy herë në ditë”, shtoi ajo.

Gjenerali Oleksandr Sirskiy, komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, tha: “Armiku po përpiqet të zhvendosë njësitë në drejtimet më të rrezikshme për kundërsulme në një përpjekje për të destabilizuar situatën, për të shkaktuar humbje në Ukrainë dhe për të prishur logjistikën e forcave të mbrojtjes”.

Ai shtoi se “kërcënimi i veprimeve sulmuese të armikut nga anët e Bakhmutit në drejtim të Chasiv Yar mbetet”.

Chasiv Jar është rreth 15 kilometra në perëndim të Bakhmutit. Siriskiy vuri në dukje se rusët ishin “kapur në mënyrë të dëshpëruar në pozicionet dhe fortesat e pushtuara dikur nga Wagner” duke iu referuar forcave mercenare që drejtonin ofensivën ruse rreth Bakhmutit.

“Forcat ukrainase arritën të ndalonin trupat ruse që të lëviznin brenda Bakhmutit”, tha ai.

Rrëzohet një avion ushtarak në Rusinë lindore

Një përgjues ushtarak rus MIG-31 u rrëzua gjatë një fluturimi stërvitor mbi gadishullin Kamchatka në lindjen e largët të Rusisë, tha marina e vendit në Paqësor, përcjell Bota sot.

Ekipet e shpëtimit janë në kërkim të ekuipazhit.

Aeroplani nuk kishte municion të ngarkuar, njoftoi agjencia e lajmeve RIA.

Wagner gati për “hakmarrje”, zbulohen planet mizore që po thur Prigozhin nga Bjellorusia

Si të mos mjaftonin problemet e fundit që ka hasur Vladimir Putin, tani kudo në Rusi po qarkullon një teori që po “çmend” presidentin rus. Rebelët e Grupit Wagner thuhet se po planifikojnë të sulmojnë urën e Krimesë, “të preferuarën” e Putinit. Thashethemet qarkulluan kudo këtë fundjavë pasi një operacion i madh sigurie shkaktoi një “ngërç”, vonesa dhe panik mes qytetarëve. Turistët që dynden në gadishullin popullor të Detit të Zi patën vonesa deri në shtatë orë për të kaluar. Kontrolle intensive sigurie pati për çdo makinë dhe të gjithë pasagjerët që përdorin Urën e Kerçit prej 3 miliardë paundësh që lidh Krimenë e aneksuar me kontinentin rus.

Frika nga Wagner

Rusia i frikësohet një sulmi të ri vdekjeprurës me bombë mes shqetësimeve se mund të organizohet nga luftëtarët e pakënaqur të Wagner-it pasi ushtria e tyre mercenare u godit nga Putin pas një revolte të armatosur kundër regjimit të tij, sipas një raporti. Një shpërthim bombë në tetor në një kamion që kalonte urën shkaktoi dëme të mëdha në vendkalimin e ngushticës Kerç, i cili që atëherë është riparuar. Për këtë fajësohej Ukraina.

Lajmim e plotë lexojeni KETU

Ja si e përdori Putini grushtin e shtetit për të hequr qafe dy njerëzit e fuqishëm në ushtrinë ruse

Teoritë që qarkullojnë në Rusi dhe jo vetëm, për grushtin e shtetit të Wagner po bëhen gjithnjë e më të çuditshme. Siç pritej, flitet kudo për spastrime masive në udhëheqjen ushtarake të ushtrisë ruse, por ende nuk ka një shpjegim nëse ish-miku dhe pasardhësi i presidentit rus, Yevgeny Prigozhin, synonte vërtet të rrëzonte Vladimir Putin, apo shënjestra ishte “klani i Moskës”, Ministri i Mbrojtjes Shoigu dhe Komandanti i Përgjithshëm Gerasimov. Thuhet se presidenti rus po kërkon t’i “heqë qafe” të dy, për shkak të përbuzjes së popullit për ta si dhe paaftësisë së treguar në fushë-betejë, kundër Ukrainës. Megjithatë, kjo ka ngritur pikëpyetje, nëse edhe grushti i shtetit, ishte “loja” e radhës e liderit rus.

“Kokë turku”

Më i çuditshmi në këtë histori është pozicioni i gjeneralit Sergei Surovikin, i cili dyshohet se ka ditur dhe mbështetur planin e Prigozhin. Surovikin portretizohet si një nga komplotistët, ose të paktën një nga ata që e lanë në heshtje marshimin në Moskë të Prigozhinit.

Lajmim e plotë lexojeni KETU

Panik në Moskë, 5 dronë ukrainas terrorizojnë Kremlinin

Kremlini flet për një "akt terrorist " nga Kievi pasi forcat ruse rrëzuan pesë dronë të lëshuar nga forcat ukrainase në rajonin e Moskës. Kështu njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes, duke saktësuar se katër drone u rrëzuan nga zjarri kundërajror, ndërsa i pesti u neutralizua me mjete elektronike dhe ra në rrethin e Odintsovo. Sipas autoriteteve ruse, sulmi nuk ka shkaktuar dëme apo lëndime.

Për t'i bërë gjërat më keq  Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, sipas së cilës ajo që ndodhi do të ishte "një përpjekje e regjimit të Kievit për të sulmuar një zonë ku ka infrastruktura civile, duke përfshirë një aeroport që pranon fluturime ndërkombëtare, është një akt i ri terrorist". Referenca është në Aeroportin Ndërkombëtar Vnukovo ku operacionet e fluturimit janë ndalur.

Ndërkohë, ende po diskutohet për tentativën për grusht shteti nga grupi Wagner. 

Përgjigja e Vladimir Putin për Volodymyr Zelenskyishte "i dobët". Një sinjal që sugjeron se presidenti rus "po humb kontrollin mbi popullin e tij". Në një intervistë dhënë stacionit televiziv CNN, presidenti ukrainas ndalet te cari, duke shtuar se "ne kemi parë që ai nuk ka kontroll të plotë. Fakti që Wagner është zhvendosur thellë në Rusi dhe ka marrë kontrollin e disa rajoneve tregon sa e lehtë është Putini nuk e kontrollon situatën në rajone”, tha presidenti ukrainas, sipas të cilit “E gjithë ajo fuqi vertikale që kishte është duke u shembur”.

Sipas Zelensky, "raportet e inteligjencës ukrainase" tregojnë se gjatë kryengritjes Kremlini po merrte pulsin e mbështetjes ruse për kreun e Grupit Wagner Evgenji Prigozhin, dhe thuhet se zbuloi se rreth "gjysma e rusëve mbështetën" kryengritjen.

Nuk kanë të ndalur marrëzitë e Rusisë, politikanët akuzojnë SHBA: Po trajnon “mushkonja të modifikuara gjenetikisht” për të na sulmuar

Një nga çështjet më të përfolura në lidhje me presidentin rus Vladimir Putin, është pa dyshim paranoja e tij, që mesa duket, ia “ka ngjitur” edhe atyre që e rrethojnë. Siç raportojnë mediat britanike,  politikanët rusë besojnë se Shtetet e Bashkuara po trajnojnë  “mushkonja të modifikuara gjenetikisht”, të cilat zyrtarët e Kremlinit mendojnë se do të lëshohen në Moskë si pjesë e një sulmi të tmerrshëm.

Zyrtarët e Kremlinit besojnë se shkencëtarët janë në gjendje të injektojnë mushkonjat me një virus vrasës, që ata do ta lëshojnë në Moskë me shpresën për të infektuar miliona rusë. Pretendimet u bënë publikisht nga deputetja Irina Yarovaya, Kryetare e Komisionit Parlamentar për Sigurinë, e cila beson se një projekt "Insektet Aleate", është duke u zhvilluar aktualisht dhe një përbën një kërcënim të madh për stabilitetin rus. Megjithatë, ajo tha se Rusia është e përgatitur për sulmin.

Parlamenti ka ngritur një komision për kërcënimet biologjike. Ne presim propozime specifike për të garantuar edhe sigurinë ekonomike të vendit tonë."

Megjithatë, për rusët e zakonshëm, kjo duket thjesht si një shaka dhe material për “meme”. Ata shkruan: "Kjo është qesharake. Askush nuk mund të trajnojë një mushkonjë që të pickojë vetëm një grup njerëzish, për shkak të kombësisë së tyre. Kjo është qesharake."

Kujtojmë se edhe para pak kohësh, një zyrtar i lartë i Kremlinit, Igor Kirillov, akuzoi SHBA për përgatitjen e dronëve që do të synonin trupat ruse duke hedhur mbi ushtarët mushkonja që kishin malarie. Sipas tij, kjo përpjekje synonte dobësimin e forcave ruse, pas sukseseve të vazhdueshme të supozuara në fushë-betejë, kundër Ukrainës.

Zelensky ngre alarmin, kërkon lirimin e Saakashvilit nga burgu gjeorgjian: Ja si po kërkon ta vrasë Rusia

Një akuzë e rëndë trondit Kremlinin dhe gjithashtu frontin e luftës. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzon Rusinë për "vrasjen e shtetasit ukrainas Mikheil Saakashvili në duart e autoriteteve gjeorgjiane". Reagimi i presidentit ukrainas erdhi pasi pa videon  e ish-presidentit gjeorgjian për një seancë dëgjimore në gjyqin kundër tij. 

Saakashvili shfaqej në pamjet, i dobët dhe i rraskapitur dhe pothuajse i panjohur. “Ne i kemi bërë vazhdimisht thirrje Tbilisit që t'i japë fund kësaj talljeje dhe të pajtohet me kthimin e Saakashvilit në Ukrainë. Partnerët tanë, në koordinim me Ukrainën, kanë ofruar gjithashtu opsione të ndryshme shpëtimi”, shkroi Zelensky në Telegram.

“Unë udhëzova Ministrinë e Jashtme të thërriste ambasadorin e Gjeorgjisë në Ukrainë, për të shprehur protestën tonë të fortë dhe për ta ftuar atë të largohet nga Ukraina brenda 48 orëve. të zhvillojë konsultime me kryeqytetin e saj”, shtoi ai. 

“Unë kërkoj edhe një herë nga autoritetet gjeorgjiane që të dorëzojnë shtetasin ukrainas Mikheil Saakashvili në Ukrainë për trajtimin dhe kujdesin e nevojshëm. Dhe u bëj thirrje partnerëve tanë që të ndërhyjnë, të mos e injorojnë situatën dhe ta shpëtojnë këtë njeri. Asnjë qeveri në Evropë nuk ka të drejtë të ekzekutojë njerëz, jeta është një vlerë themelore evropiane".  Kujtojmë se pak muaj më parë tha se ishte “helmuar nga agjentët rusë”.

Në veçanti, ai këmbënguli se Bidzina Ivanishvili, oligarku themelues i partisë qeverisëse ‘Ëndrra Gjeorgjiane’, po vepronte sipas udhëzimeve të Moskës për të “kapur” shtetin gjeorgjian.  Agjentët rusë “infiltruan në shërbimet e sigurisë gjeorgjiane”, tha Saakashvili. “Më kujtohet mirë ditën kur u administrua helmi, për pak sa nuk vdiqa.”

Ja lojtarët e fuqishëm rusë që mund të fundosin përgjithmonë presidentin rus

Për rreth 12 orë të shtunën e kaluar, Vladimir Putin dukej se kishte marrë fund, jo nga protestuesit paqësorë pro-demokracisë, as nga zgjedhjet, por nga një kryengritje e një prej grupeve shumë të armatosura që ai krijoi si një mjet të diktaturës së tij. Ata që ëndërrojnë rënien e Putinit kanë mësuar nga kryengritja e dështuar e Yevgeny Prigozhin kundër Kremlinit. Mikhail Khodorkovsky, oligarku i kthyer në aktivist pro-demokracisë, tha: “Ne duhet të zgjohemi me faktin se rënia e regjimit të Putinit dhe krijimi i një Rusie më të mirë nuk do të ndodhë përmes kutive të votimit apo mjeteve paqësore, por do të kërkojë kryengritje të armatosur”. E vërteta e pashmangshme është se, pushteti i Putinit qëndron tek njerëzit me armë. Pra, cilat janë fraksionet ruse më favorite për të rrëzuar presidentin rus dhe për të marrë pushtetin në Kremlin?

Sergei Shoigu

Ministri aktual i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, është fituesi i dukshëm nga rebelimi i dështuar i së shtunës. Ai kontrollon ushtrinë, marinën dhe forcat ajrore, dhe siç shkruan “The Telegraph”, mund të mbajë ekuilibrin e fuqisë kur Putini të vdesë. Ai është gjithashtu një operator i shkëlqyer politik dhe i mbijetuar, i cili ka mbetur në krye të qeverisë ruse që para ardhjes së Putinit në pushtet. Për muaj të tërë,Shoiguështë sulmuar egërsisht jo vetëm nga Prigozhin, por nga një rrjet i gjerë "patriotë" ultra-nacionalistë dhe blogerësh pro-luftës, të cilët e fajësojnë atë për vdekjen e panevojshme të dhjetëra mijëra ushtarëve rusë. Por shanset e tij për të vepruar në mënyrë të pavarur kundër shefit sot janë të pakta.Dobësia më e madhe e Shoigut është se ai nuk është ushtar. Putini zakonisht emëron të huajt në poste të tilla pikërisht për këtë arsye, thotë Petrov. Por e njëjta gjë nuk është e vërtetë për oficerët e karrierës.

Gjeneral Armagedoni

Ndaj, “The Telegraph”, shkruan se emri i dytë është Sergei "Armagedon" Surovikin, komandanti i Forcave Ajrore. Ai është ndoshta i vetmi gjeneral rus që doli nga katastrofa në Ukrainë, sërish i vlerësuar. Tërheqja e tij nga Khersoni në nëntor 2022 ishte një nga pak operacionet ruse të kryera mirë gjatë luftës. Ndoshta nuk është rastësi, që tani është i zhdukur, mbase edhe i arrestuar. Madje, “Dossier Centre”, një agjenci hetimore, pretendoi se kishte marrë dokumente që tregonin se Gjenerali Surovikin ishte një anëtar i fshehtë "VIP" i grupit mercenary Wagner.

Forcat e sigurisë

Mund të ketë rebelë të tjerë, ende të panjohur, që presin. Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), mbase me 80,000 persona staf, mbetet agjencia më e fuqishme e armatosur në Rusi. Me përgjegjësi për kundër-inteligjencën, kundër terrorizmit, kontrollin e kufijve dhe operacionet e inteligjencës së huaj në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, ajo e konsideron veten si garantuesin përfundimtar të shtetësisë ruse. Këta janë "siloviki", me ndikim në botën e spiunazhit dhe ndikimit. Putini u beson atyre. Ata janë ndër përfituesit kryesorë të 23 viteve të tij në pushtet.Nikolai Patrushev, sekretar i këshillit të sigurimit dhe një ish shef i FSB-së, dallohet mes tyre. Edhe Alexander Bortnikov, kreu i FSB-së, zotëron fuqi më të drejtpërdrejtë të fortë si kontrollues i "korporatës së armatosur".

Truproja i Putin

Mes emrave, “The Telegraph”, liston edhe Vikor Zolotov, kreu i Gardës Kombëtare të Rusisë, Por, sipas ekspertëve, një truprojë e mirë thjesht nuk është domosdoshmërisht një komandant i mire”. Dhe ai është vetëm një nga disa ish-truproja të Putinit që u caktuan në role të spikatura në një riorganizim të vitit 2016. Të tjerë përfshijnë Alexey Dyumin, guvernatorin e rajonit Tula dhe, thonë klasat e zhurmshme të Moskës, një yll në rritje për t'u parë. Truprojat, megjithatë, nuk ka gjasa të kryejnë kryengritje.

Lideri çeçen

Kreu 46-vjeçar i Çeçenisë,është besnik suprem i Putinit, i cili ishte një nga zyrtarët e parë të shquar që denoncoi publikisht kryengritjen e Wagnerit. Ashtu si Prigozhin, Kadyrov është një përbindësh i krijuar nga vetë Putini. Nëse Putini vdes ose dobësohet rëndë, besnikëria e Kadyrov mund të vihet në provë. Disa në Moskë, veçanërisht në FSB, besojnë se një rebelim tjetër çeçen është përfundimisht i pashmangshëm.

Kryeministri rus

Çuditërisht, “fituesit” nga rënia e Putinit mund të mos jenë asnjë nga “të fortët” e listuar më sipër. Sipas kushtetutës ruse ështëMikail Mishustin, kryeministri rus, i cili do të ndërhynte automatikisht si ushtres i detyrës së presidentit nëse Putini vdes ose është i paaftë për të vazhduar postin.Ai nuk komandon asnjë ushtri. Por është në krye të burokracisë civile të Rusisë dhe asnjë nga grupet e armatosura nuk mund të sundonte pa të.

“Kartat e fundit”

Dhe ka edhe “karta”të tjera. Prigozhin dhe kryengritësit e tij Wagner janë të mposhtur, por gjithsesi ende të lirë. Kompanitë më të vogla ushtarake private po trokasin tani në fushëbetejë, në Ukrainë. Nacionalistët radikalë si Igor Strelkov, ish-koloneli i FSB-së që udhëhoqi pushtimin e parë të Ukrainës në vitin 2014, mezi i kanë fshehur ëndrrat për të përfituar nga kaosi i stilit të vitit 1917. Ata mund të kishin ndikim nëse mund të mblidhnin një "Freikorps" mbështetësish të armatosur që ktheheshin nga fronti i luftës.Shërbimet e inteligjencës ukrainase aktualisht po mbështesin dy grupe militante ruse që bastisënrajonin e Belgorodit: Trupat vullnetare ruse, që udhëhiqet nga një neo-nazist i paturpshëm, dhe Legjioni i Lirisë së Rusisë, që përbëhet nga dezertorë dhe robër lufte të lodhur me regjimin aktual. Ata gjithashtu mund të kenë plane në Rusinë pas Putinit.

Fundi i Putinit

Fundi i Putinit, siç shkruan “The Telegraph”, mund të jetë një kolaps dramatik në front dhe trupat ukrainase të hyjnë në Krime. Ndoshta Vladimir Putin do të sëmuret rëndë dhe nuk do të jetë në gjendje të qeverisë. Mund të jetë një krizë që përhapet nga rajoni në rajon. Sipas ekspertëve, ka një sërë “mjellmash të zeza” që mund të fluturojnë mbi Kremlin. Çështja nuk është se si do të duket kriza, por se do të ketë një krizë. Shumica e vëzhguesve të Rusisë besojnë se vdekja e Putinit do të kombinojë elemente të farsës dhe tragjedisë,si skenaret e Armando Iannucci, në vend që të ngjajë me një grusht shteti të mirëplanifikuar. Për disa ekspertë të tjerë, duket se revolucioni është shumë afër.

​Hagë, hapet qendra për procesimin e krimeve të kryera në Ukrainë

Një zyre ndërkombëtare që do të hetojë Rusinë për pushtimin e saj të Ukrainës është hapur më 3 korrik në Hagë. Qendra Ndërkombëtare për Ndjekjen e Krimit të Agresionit (ICPA) ka prokurorë nga Kievi, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC), shkruajnë mediat e huaja.

Ky është hapi i parë drejt një tribunali të mundshëm kundër udhëheqjes në Moskë.

Bëhet e ditur se kjo zyrë do të hetojë dhe do të mbledhë dëshmi, në një lëvizje që po shihet si hap i përkohshëm para krijimit të një tribunali special, që mund të sjellë para drejtësisë zyrtarët e Kremlinit për nisjen e luftës në Ukrainë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se qëllimi i qendrës është të sjellë para drejtësisë ata që janë përfshirë në tmerre të papërshkrueshme si dhuna seksuale, rrëmbimet e fëmijëve dhe zhvendosja e civilëve.

Thirrjet për krijimin e një tribunali special për Ukrainën janë shtuar sepse ICC-ja, gjykata për krime të luftës që po ashtu ka selinë në Hagë, nuk ka mandat për të hetuar krimin e gjerë të agresionit.

Krijimi i Qendrës Ndërkombëtare për Ndjekjen e Krimeve të Agresionit (ICPCA) u nxit nga nevoja e perceptuar për të filluar mbledhjen e të dhënave, intervistimin e viktimave dhe ndërtimin e dosjeve përpara përfundimit të luftës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat