Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka pasur një përplasje të fortë me një gazetar gjatë një interviste.
Gjithçka ndodhi pasi gjatë një interviste me Reuters të enjten, gazetari e pyeti nëse ishte i shqetësuar nga ajo që mund të ndodhte me Bjellorusinë pas sundimit të tij, duek e quajtur "dikatori i fundit i Evropës".
Lukashenko u shfaq i revoltuar dhe tha se gazetari duhet të kërkojë falje për një pyetje të tillë pasi ai nuk është diktator.
“Sa i përket diktatorit të fundit të Evropës, sot duhet të më kërkoni falje. Unë nuk jam diktator dhe nëse jam diktator, atëherë nuk jam i fundit. Unë nuk vendos nëse jam apo jo në pushtet... Populli ma besoi mua këtë detyrë të lartë", tha ai, duke u larguar dhe nga intervista.