Gjashtë persona kanë humbur jetën, ndërsa 81 të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një zjarri që shpërtheu gjatë natës në shtëpinë e të moshuarve në qytetin e Milanos në Itali.
Sipas mediave italiane, ngjarja e trishtë ka ndodhur rreth orës 01:20 dhe dy nga viktimat kanë humbur jetën nga flakët, ndërsa katër tjerët ndërruan jetë si pasojë e helmimit nga tymi që përfshiu katin e parë të objektit, i cili më pas përfshiu edhe të dytin.
Institucioni “Casa per Coniugi” strehon gjithashtu pacientë me Alzheimer dhe kontrollon 300 struktura në 11 rajone.
Ai mirëpret të moshuar me nivele të ndryshme të mos-mjaftueshmërisë, të cilët nuk kanë nevojë për shërbime spitalore.
Është i ndarë në 12 bërthama, dy prej të cilave u dedikohen pacientëve me Alzheimer.
Struktura ndodhet në një ndërtesë trekatëshe të vitit 1920 dhe ka 210 shtretër. Ajo u përdor si një shtëpi për të moshuar në 1955.