Disa persona u plagosën në perëndim të Kroacisë, kur makina e një gruaje 76-vjeçare ra në tarracën e një hoteli plot me mysafirë.
Disa persona që ndodheshin në tarracën e hotelit kanë mbetur të plagosur, si dhe gruaja që drejtonte makinën, shtetase kroate.
Svemirka Mioçiç, zëdhënëse e Departamentit Rajonal të Policisë, tha se disa persona janë transportuar në spital dhe se ende nuk dihet se sa të rënda janë plagët e tyre.
Një hetim po vijon, pas të cilit policia do të njoftojë më shumë informacione.