Shpërthim vullkani në Islandë. Tymi po ngrihet aktualisht nga shpatet në Litla-Hrút në afërsi të Reykjavikut të Islandës.
Kompania televizive islandeze "Rúv" shkruan se njerëzve u kërkohet të qëndrojnë larg dhe se shërbimet e shpëtimit janë duke ardhur në vendngjarje, transmeton RTKlive.
Specialisti i fatkeqësive natyrore, Krisínar Elísa Guðmundsdóttir i thotë për Rúv se shpërthimi është në rritje.
Disa ditë më parë, Instituti Hidrometeorologjik i Islandës njoftoi se faza fillestare mund të jetë e fuqishme.