Pas sanksionimit të Vulin, reagon Ambasada e ShBA-së në Beograd

Evropë

Pas sanksionimit të Vulin, reagon Ambasada e ShBA-së në Beograd

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 11:03
Aleksander Vulin

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi ka reaguar pas sanksionimit të shefit të inteligjencës serbe dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Aleksander Vulin, nga ana e SHBA-së.

Me anë të një postimi në Twitter, Ambasada thekson se SHBA-të mbesin të palëkundura në ekspozimin e aktiviteteve korruptive dhe se mbështetja e tyre për qytetarët mbetet evidente.

“Ky veprim nuk ka për qëllim asnjë nga institucionet e Republikës së Serbisë. SHBA është e palëkundur në përpjekjet e saj për të ekspozuar ata që janë të përfshirë në aktivitete korruptive dhe destabilizuese që minojnë sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor dhe thellojnë ndikimin malinj të Rusisë në rajon.

SHBA vazhdon të mbështesë qytetarët e Serbisë në rrugën e reformimit të sistemit gjyqësor, luftës kundër korrupsionit dhe krijimit të një të ardhmeje më të mirë”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat