Zjarret në Greqi/ “Humbëm gjithçka që kishim”, banorët: Zjarrfikësja erdhi me vonesë

Evropë

Zjarret në Greqi/ “Humbëm gjithçka që kishim”, banorët: Zjarrfikësja erdhi me vonesë

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 21:03
Banor ne Greqi

“Zjarri fshiu mundin e një jete”, tha një banor i prekur nga flakët në Greqi, për mediat vendase.

“Shtëpia ishte djegur plotësisht”, tha një banor, ndërsa shtoi se kanë qenë duke pritur që zjarrfikësja të shkonte në vendngjarje.

Zjarri kaloi nëpër shtëpi, i gjithë pylli dhe nuk kishte mbetur asgjë.  Shtëpia u dogj dhe vetëm kisha e vogël u shpëtua, shtoi me tej ai.

Sakaq ai kritikoi autoritete vendase, duke thënë se makinat e zjarrfikësve erdhën shumë vonë. “E gjithë zona u dogj dhe nuk u pa asnjë zjarrfikës, pas një ore erdhi një helikopter,” tha ai.

Ata arritën të shpëtonin shtëpinë e tyre, por makina e tyre dhe e fqinjit u dogj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat