Gabriel Escobar, emisar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor ka dërguar një dokument Kongresit ku ka raportuar për zhvillimet dhe perspektivën e rajonit.
Një vend të rëndësishme në raport zë dhe Bosnjë Hercegovina ku thuhet se presidenti i republikës Serpska me veprimet e tij po kërcënon stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e vendit dhe të rajonit më gjerë.
“Fatkeqësisht, në Bosnje dhe Hercegovinë, Presidenti i Republika Srpska, Milorad Dodik, mbetet i fokusuar në prishjen e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit dhe kushtetutës së shtetit. Veprimet e vazhdueshme, secesioniste dhe antidemokratike të Dodik kërcënojnë stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e vendit dhe të rajonit më gjerë.
Ne do të vazhdojmë t’i dënojmë këto veprime dhe do të mbajmë përgjegjës këdo që minon Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit ose kërcënon sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin multietnik të vendit”,-thuhet në raportin e Gabriel Escobar.