Sllovenia ndryshe nga një pjesë e madhe e vendeve që po vuajnë valën e nxehtësisë, është përfshirë nga një stuhi e fuqishme me shi, rrufe dhe erëra deri në mbi 100 km/h.
Bëhet me dije nga mediat e huaja se si pasojë e stuhisë që ka përfshirë Slloveninë mbrëmjen e së martës janë shkatërruar disa çati shtëpiash, shembur pemë dhe shkatërruar linjat e energjisë elektrike.
Nga ana tjetër njoftohet se dhjetëra mijëra njerëz mbetën pa energji elektrike.
Ndërsa rreth 250 prej tyre, të cilët ishin kamping në ambient të hapur, u evakuuan, njoftoi Administrata Sllovene për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën ndaj Fatkeqësive.