Britania ka hequr sanksionet ndaj një sipërmarrësi rus pas një apeli të miliarderit Richard Branson.
Oleg Tinkov, themeluesi i bankës dixhitale Tinkoff, u ‘ndëshkua’ një muaj pas pushtimit të Rusisë, me Britaninë që e quajti atë një “biznesmen të shquar rus” që kishte një rëndësi strategjike për qeverinë ruse.
Por, Tinkov ka hequr dorë nga shtetësia ruse.
“Hyrja e mëposhtme është hequr nga lista e konsoliduar dhe nuk i nënshtrohet më një ngrirjeje të aseteve ose sanksioneve të shërbimeve të besimit,” tha Thesari i Mbretërisë së Bashkuar.