Mendoi t'i vijë në ndihmë bashkëshortes së sëmurë me veprimin e pazakontë, i moshuari rrezikon burg përjetë

Evropë

Mendoi t'i vijë në ndihmë bashkëshortes së sëmurë me veprimin e pazakontë, i moshuari rrezikon burg përjetë

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 00:47
David Hunter dhe gruaja e tij

Një 76-vjeçar rrezikon burg të përjetshëm, pasi vrau gruan e tij të sëmurë në mënyrë që ajo të mos vuante.

David Hunter, 76 vjeç, është në gjyq në Qipro për vrasjen me paramendim të gruas së tij Janice, 74, e cila vdiq nga asfiksia në shtëpinë e çiftit pranë Paphos në dhjetor 2021.

Mirëpo, vajza e çiftit Lesley Cawthorne, 49 vjeç dhe nga Norwich, ka mbështetur të atin për atë që ai pretendon se ishte vetëvrasje e asistuar, duke thënë se nëna e saj kishte qenë e sëmurë me kancer në gjak dhe me dhimbje dhe vuajtje të tmerrshme.

Nëse shpallet fajtor, i moshuari do të përballet me burgim të përjetshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat