Shpërthen tubacioni i ujit të nxehtë në një qendër tregtare në Moskë, 4 të vdekur dhe disa të plagosur

Evropë

Shpërthen tubacioni i ujit të nxehtë në një qendër tregtare në Moskë, 4 të vdekur dhe disa të plagosur

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 20:17
Rusi

Katër persona vdiqën në Rusi kur një tub uji i nxehtë shpërtheu në një qendër tregtare në Moskë.

Kryebashkiaku i qytetit, Sergey Sobyanin tha se ka edhe të lënduar që kanë pësuar djegie të rënda, por pa specifikuar numrin e tyre.

Mediat ruse raportuan se të paktën nëntë persona u plagosën

Qendra tregtare, e njohur si Vremena Goda, u hap në vitin 2007 dhe ka mbi 150 dyqane.”Ne po ofrojmë ndihmë mjekësore për të gjitha të lënduarit,” tha Sobyanin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat