Ministri suedez i Mbrojtjes Civile, Carl Oskar Bohlin tha sot se vendi është objektiv i një fushate dezinformimi nga “akterë të mbështetur nga Rusia”.
Fushata synon të dëmtojë imazhin e Suedisë duke nënkuptuar se vendi mbështet djegien e Kuranit.
“Suedia është objektivi i një fushate dezinformimi të mbështetur nga akterët shtetërorë me qëllim të dëmtimit të interesave suedeze dhe qytetarëve suedezë”, tha Oskar Bohlin, raporton reuters.
Ai shtoi se “akterët e mbështetur nga Rusia” po shtojnë numrin e deklaratave të pasakta, si ato që shteti suedez qëndron pas përdhosjes së shkrimeve të shenjta, raporton abcnews.
“Kjo është, natyrisht, krejtësisht e rreme”, theksoi ministri suedez, duke shtuar se fushata synon të krijojë ndarje dhe të dobësojë pozicionin ndërkombëtar të Suedisë.
Ndryshe, autoritetet suedeze kohët e fundit kanë lejuar disa qytetarë të djegien e librit të shenjtë të myslimanëve, Kuranin.