Deklarata ‘bombë’ e ish-spiunit britanik: Putin do të largohet nga pushteti brenda vitit të ardhshëm

Evropë

Deklarata ‘bombë’ e ish-spiunit britanik: Putin do të largohet nga pushteti brenda vitit të ardhshëm

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 10:47
Vladimir Putin

Ish-spiuni britanik, i cili shkroi një dosje për Donald Trump dhe ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane, beson se Vladimir Putin do të largohet nga pushteti brenda vitit të ardhshëm.

Christopher Steele, i cili drejtoi tavolinën e Rusisë në MI6 në Londër midis 2006 dhe 2009, i tha Sky News se Perëndimi duhet të “përgatitet për fundin e epokës së Putinit”.

Ai parashtroi një sërë skenarësh që mendon se mund ta rrëzojnë Putinin më shpejt se sa vonë – nga shëndeti i keq dhe vrasja, tek presioni në rritje nga dështimi në Ukrainë.

Madje ai permendi edhe një grusht shteti ushtarak.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat