“Mania” më e fundit në qytetin e Riminit, duke kërcyer me bikini zbathur në lokalet e plazhit, ka ndarë këshillin e qytetit nga rojet e shpëtimit dhe diskotekat, të cilët kërkojnë që autoritetet ta ndalojnë ketë gjë.
“Mania” e kërcimit, në lokalet dhe restorantet e njohura si “chiringuitos”, mbështetet nga ish-nënkryetarja e komunës, Gloria Lisi, e cila i ka kërkuar këshillit të miratojë zyrtarisht atë që tashmë po ndodh de facto, shkruan ANSA.
Por këshilltari i turizmit, Juri Magrini, e ka kundërshtuar duke thënë se “plazhi nuk mund të bëhet disko, ka norma që e ndalojnë këtë”.
Kryetari i komunës, Jamil Sadegholvaad, ka dalë në favor të lejimit të njerëzve të kërcejnë me bikini, por këmbënguli se "duhet të ketë rregulla".
Rojet e shpëtimit dhe diskotekat po kërkojnë gjithashtu "më shumë rregulla dhe kontrolle", thanë shoqatat.