Kremlini ka reaguar pas sulmit me dron në Moskë, ku kërcënoi Ukrainën se do të marrë masa.
“Ekziston një kërcënim i dukshëm dhe po merren masa,” tha zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov kur u pyet për sulmet.
Sakaq ai nuk ndau detaje për masat që do të ndërmerren nga Rusia.
Megjithatë Rusia vijoi pushtimin e saj në Ukrainë, ku vetëm ditën e djeshme kreu sulme në disa qytete duke humbur jetën dhjetëra persona.