Putin i frikësohet një tjetër rebelimi, ja ushtria misterioze që po krijon për tu mbrojtur nga Wagner

Evropë

Putin i frikësohet një tjetër rebelimi, ja ushtria misterioze që po krijon për tu mbrojtur nga Wagner

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 12:26
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin është duke formuar një rrjet të kompanive private ushtarake të fshehta në të gjithë Rusinë për t'u mbrojtur nga një kryengritje tjetër si ajo e Wagner me në krye Yevgeny Prigozhin. Planet për kompanitë private ushtarake ose "ndërmarrjet speciale" përshkruhen në një projekt-ligj të ri që rrit kufirin e moshës për ushtrinë ruse. Kjo lëvizje synon të shtypë sabotazhin dhe kërcënimet e brendshme, sipas deklaratës së kryetarit të komitetit të mbrojtjes të Dumës, Andrei Kartapolov.

Sipas raportit, milicitë e presidentit rus do të jenë nën komandën e guvernatorëve rajonalë, do të veprojnë sipas urdhrave të Putinit dhe do të armatosen nga Ministria ruse e Mbrojtjes.

“Barents Observer”, një gazetë norvegjeze, raportoi se detyra e njësive është "të mbrojnë kufirin shtetëror, të luftojnë kundër grupeve të armatosura të paligjshme dhe të luftojnë kundër sabotazhit të huaj dhe formacioneve të inteligjencës", si dhe të shtypin kërcënimet e brendshme. Se si do të komunikojnë milicitë me degët e tjera të ushtrisë dhe aparatit të inteligjencës nuk është menjëherë e qartë. Rusia tashmë ka një gardë kombëtare dhe Putini mbrohet nga shtresat e sigurisë. Nikolai Sokov, një ish-zyrtar i Kremlinit, tha se projektligji synon të forcojë mbrojtjen e Putinit.

"Ato janë një mjet për forcimin e sigurisë, gjë që është e rëndësishme duke pasur parasysh veprimet e fshehta shumë aktive të shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase dhe mund të ndihmojnë, sipas nevojës, kundër çdo kryengritjeje të re," tha Sokov. Një tjetër funksion kyç i milicisë do të jetë mbrojtja kundër sulmeve të brendshme pas një serie sulmesh me dronë ukrainas në qytetet ruse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat