Dy oficerë rusë janë vrarë dhe 15 zyrtarë të tjerë thuhet se janë shtruar në spital në një sulm me helmim masiv gjatë një feste ushtarake në qytetin e pushtuar të Mariupolit, sipas një zyrtari ukrainas.
Petro Andryushchenko, këshilltar i kryebashkiakut ukrainas në mërgim të Mariupolit, tregon për helmimin e supozuar në një postim në Telegram.
Sulmi i helmimit nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.
Thuhet se helmimi është kryer nga luftëtarët ukrainas të lirisë, derisa forcat ruse festuan "Ditën e Marinës" të dielën e kaluar, thotë Andriushchenko.
Dita e Marinës është një festë kombëtare popullore në Rusi që nderon anëtarët e forcave detare të vendit. Ngjarjet mbahen zakonisht në qytetet portuale anembanë Rusisë dhe Vladimir Putin ishte i pranishëm gjatë një parade të madhe të anijeve luftarake dhe nëndetëseve në Shën Petersburg atë ditë, shkruan Newsweek…
Andryushchenko thotë se autoritetet e mbështetura nga Rusia në qytetin e pushtuar besojnë se cianid dhe pesticide ishin vendosur në ushqim në ditën e festimit.
Si rezultat, 17 zyrtarë rusë thuhet se u shtruan në spital në gjendje të rëndë, sipas ndihmësit të kryebashkiakut. Ai shton se dy burra, të cilët i identifikon vetëm si “oficerë”, kanë vdekur më vonë.
“Njerëzit tanë thonë me buzëqeshje: “minjtë kanë nevojë gjithmonë për helm”.