Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, ka deklaruar se përmbytjet e mëdha mund të jenë më të rëndat që prej shpalljes së pavarësisë para tridhjetë vjetësh. Nga shiu i madh janë përmbytur pjesët veriore, veriperëndimore dhe qendrore të Sllovenisë.
Kryeministri u ka bërë thirrje sllovenëve që të qëndrojnë në shtëpi me qëllim që të mos u bëhet presion ekipeve të emergjencave.
Ai ka thënë se situata në zonat e përmbytura është e rëndë.
Agjencia shtetërore e ambientit ka ngritur alarmin në nivelin më të lartë pasi shiu sa për një muaj ka rënë gjatë 24 orëve. Së paku tre persona kanë vdekur në Slloveni si pasojë e shiut të madhe dhe përmbytjeve.
Banorët e qytetit Komenda kanë thënë se shtëpitë e tyre janë shkatërruar plotësisht, shkaku i përmbytjeve. Një grua sllovene ka vdekur në qytetin e Kamnikut, ndërkaq dy shtetas holandezë kanë vdekur në pjesën malore të qytetit të Kranjës.